2014-07-09 14:26:40

Von Freyberg: arritëm transparencën e IOR-it


Për më shumë informacion në lidhje me fazën aktuale të Institutit për Veprat Fetare, Radio Vatikani intervistoi Kryetarin e Këshillit të Mbikqyrjes, Ernst von Freyberg:RealAudioMP3

Faza e parë e reformës së IOR-it u karakterizua nga 4 elemente kyçe: kemi kontrolluar të gjitha llogaritë; kemi hetuar çështjet kryesore të trashëguara; kemi arritur transparencën dhe kemi përmirësuar procedurat. Që në fillim kishim vendosur se e ardhmja e IOR-it do të varej nga transparenca absolute e klientëve tanë. Kemi marrë specialistët më të mirë që kemi gjetur në botë – në këtë rast Promontoring – të cilët kanë punuar me një skuadër tonën pre 30 vetësh, për të kontrolluar secilën llogari brenda 12 muajve. Tani, pasi janë verifikuar 16 mijë llogari, e dimë se vetëm një pjesë fare, fare e vogël ka shkaktuar probleme dhe jo më shumë sesa mund të pritet prej çfarëdo hetimi standard të këtij tipi. Pjesa më e madhe e llogarive u përkasin institucioneve katolike, kongregatave, nëpunësve të Selisë së Shenjtë dhe të Shtetit të Vatikanit, dioqezave, famullive: ata që me të vërtetë dëshirojnë të shërbejnë. Gjëja e dytë: kemi hetuar çështjet kryesore që kemi gjetur. Emri i IOR-it ishte i lidhur me disa skandale dhe dëshironim të njiheshim me faktet. Faktet janë hetuar një më një dhe janë njoftuar autoritetet kompetente, në mënyrë që sot të mund të merren vendime, duke u mbështetur tek faktet. Kemi arritur të bëjmë transparencë me një mënyrë shumë ët thjeshtë: i kemi vënë llogaritë në internet dhe tani të gjithë mund të kontrollojnë imtësisht çfarë po bën IOR-i me klientët e vet dhe sa para ka.

Ju keni punuar këtu më shumë se një vit. Cilat janë përshtypjet tuaja?

Është fantastike të kesh mundësinë t’i shërbesh Kishës dhe Selisë së Shenjtë dhe jam shumë mirënjohës për këtë. Këtu kam mësuar rëndësinë e transparencës. Shumë zëra që qarkullojnë për IOR-in, gati të gjitha, nuk janë të vërteta, nuk janë të mbështetura tek faktet. Me transparencën tonë mund t’i bëjmë të heshtin. Në përgjithësi, ajo që marr me vete nga Roma është se transparenca është çelësi për t’i ndihmuar institucionet të përparojnë. Në të njëjtën kohë, për mua qe një gjë shumë e gëzueshme të punoja me grupin e madh të nëpunësve të IOR-it dhe të specialistëve të ardhur nga jashtë. Si unë, ashtu edhe komisioni i kardinajve u jemi shumë mirënjohës të gjithëve dhe është e mrekullueshme të shohësh sa burra e gra me vullnet të mirë janë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe për të ndihmuar, kur Kisha thërret, kur thërret Selia e Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.