Rrethohet nga kryengritësit e Selekës katedralja e Shën Jozefit në Bambari (Afrika
Qendrore), përreth së cilës janë vendosur më se 12.000 të shpërngulur, siç kishte
njoftuar ipeshkvi i vendit për agjencinë Fides, duke bërë thirrje për ndihmë. Sipas
burimeve të Kishës vendore të kontaktuara nga Fides në kryeqytetin Bangui, “nga informacionet
e pakta në dispozicion, njoftohet se ndër të shpërngulurit ka të plagosur, por për
momentin është e vështirë të kemi informacione të mëtejshme, sepse linjat telefonike
me rajonin e Bambarit janë të bllokuara”. Disa burime të egjencisë pohojnë se
rrethimi ka filluar pasditën e 7 korrikut. Mësymësit kanë qëlluar me armë kundër kompleksit
të katedrales, duke goditur edhe shkollën banesën e ipeshkvit. Sipas dëshmisë së një
meshtari, disa qytetarë janë strehuar qelën e famullisë, ndër të cilët ka edhe të
plagosur. Në qytet gjenden ushtarët francezë të forcës Sangaris, të cilët janë
përleshur me kryengritësit. Në Bambari ka javë që popullsia jeton me tension për shkak
të kryengritësve të Selekës dhe të grupeve anti-balaka.