2014-07-08 12:55:47

Benedikti XVI, për Benediktin XV


Këto, ditë kur nisën kremtimet përkujtimore të njëqindvjetorit të fillimit të Luftës I Botërore, po kujtohet gjithnjë më shpesh emri i Benediktit XV, edhe ai në njëqind vjetorin e papnisë. Papë me një rol të dorës së parë në përfundimin e kasaphanës botërore, të cilën e pati paralajmëruar, si nuk mundi ta ndalonte, bëri çmos që të përfundonte sa më shpejt, duke përdorur gjithë ndikimin e tij mbi një botë të etur për pajtim e harmoni. Këtë rol e theksoi edhe Benedikti XVI, në audiencën e tij të parë të përgjithshme, më 27. 04. 05. Atë të mërkurë, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Racinger pati pohuar impenjimin e paraardhësit si lajmëtar i paqes e i dialogut, duke theksuar se papnia e tij do të frymëzohej nga urtia e dy paraardhësve të mëdhenj me të njëjtin emër: Papës Benedikti XV dhe Shën Benediktit të Norçies.RealAudioMP3
E fillonte me këto dy emra, Benedikti XVI, ministerin e tij, në gjurmët e Pajtorit të Evropës, që duhej ungjillëzuar – e të Papës të një Evrope në buzë të greminës së Luftës së Madhe, duke shpjeguar arsyen e zgjedhjes së emrit, që do të shoqëronte misionin e tij si zëvendës i Krishtit.
“Desha të quhesha Benedikti XVI për t’u lidhur përsëri shpirtërisht me të nderuarin Papën Benedikti XV, i cili e udhëhoqi Kishën në një periudhë të trazuar për shkak të konfliktit të parë botëror. Guximtar e profet i vërtetë i paqes, ai veproi me trimëri të jashtëzakonshme, së pari për të shmangur dramën e luftës e pastaj për t’i kufizuar pasojat e saj të kobshme. Dëshiroj të ec në gjurmët e tij, në shërbim të pajtimit e të harmonisë ndërmjet njerëzve e popujve, me bindje të thellë se e mira e madhe e paqes është sidomos dhuratë e Zotit, dhuratë e brishtë dhe e çmuar, që i duhet kërkuar Zotit, duhet mbrojtur e ndërtuar ditë për ditë me impenjimin e të gjithëve”.









All the contents on this site are copyrighted ©.