O Zot, Atë i mëshirshëm,që e dëftove dashurinë në Birin tënd Jezus, e e dikove
mbi ne në Shpirtin Shenjt, Ngushëllues: Ty t’i besojmë sot fatet e botës, fatet
e çdo njeriu. E t’i besojmë posaçe të rinjtë e çdo gjuhe, të çdo populli, të
çdo kombi: priju e mbroji në shtigjet e ngatërruara të botës së sotme, jepu
hirin të vjelin fryte të begata nga përvoja e Ditës Botërore të Rinisë në Krakov.
O
Atë qiellor, na bëj dëshmitarë të Mëshirës sate! Na mëso t’ua çojnë fenë dyshimtarëve, shpresën,
të pashpresëve, dashurinë, zemërzbraztëve, faljen, keqbërësve lumninë, të
palumëve. Bëj që shkëndija e dashurisë përdëllyese që ndeze në shpirtin tonë të
bëhet zjarr, t’i shndërrojë zemrat, ta rinojë faqen e tokës. Mari, Nënë e Mëshirës,
lutu për ne.Shën Gjon Pali II, lutu për ne!