2014-07-04 16:51:39

Lufta në Irak: imzot Sako i shkandulluar nga egoizmi i Perëndimit


Arabia Saudite forcon kontrollin e kufijve me Irakun, duke aktivizuar 30 mijë ushtarë, ndërsa vijon përparimi i lëvizjes integraliste Isis, Shtetit islamik të Irakut e të Lindjes. Dje liderët e Isis u bënë thirrje myslimanëve të gjithë botës, duke uruar të lindë një lloj ‘perandorie islamike. Gjithnjë më të shqetësuara, bashkësitë e krishtera irakiane, siç pohon, në mikrofonin tonë, patriarku kaldeas, Louis Raphaël I Sako:RealAudioMP3
Përgjigje: - "Le Pays vit aujourd’hui une situation…"
Vendi jeton sot në një gjendje kaotike e shkon drejt ndarjes. Kurdistani është tashmë i pavarur e provincat sunnite kontrollohen nga qeveria qendrore. Jugu është më i qetë, sepse i kontrolluar plotësisht nga shiitët. Po ne, të krishterët, ç’fund na pret? Si ne, si myslimanët, jemi të pushtuar nga frika, sepse i tërë sistemi është tejet i brishtë. Nuk e dimë se kur kjo situatë do të shpërthejë…. ndjehet fort rreziku i luftës civile e i ndarjes së vendit. Përsa më përket mua, jam vërtet i tronditur e i shkandullar nga egoizmi dhe individualizmi i Perëndimit. U bëj thirrje të gjithëve, mbarë Kishave, Konferencave ipeshvnore, të krishterëve, bashkësive rregulltare, të bëjnë ç’të munden, sidomos, të ngrenë zërin për ta dënuar gjithë këtë që po ndodh në vendin tonë. Pse të kemi frikë nga e vërteta? Duhet ta themi me zë të lartë!








All the contents on this site are copyrighted ©.