2014-07-02 18:20:08

Në Romë, natë lutjeje për paqen në Siri e Irak


Natë lutjeje, sonte, në Romë, për paqen në Siri e Irak. Do të fillojë në orën 19.00, në Bazilikën e 12 Apostujve. Lutjen do ta kryesojë kardinali Tauran, kryetar i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar.
Është lutje për praninë e krishterë në këto troje, për lehtësimin e vuajtjes së banorëve të martirizuar të këtyre viseve. Lutje drejtuar Zotit për t’i dhënë fund konfliktit e për t’i hapur rrugën dialogut e paqes. Lutje, me bindjen e besimtarit se nuk ka asgjë të pamundur për njeriun me fe të gjallë!
Lutje e përbashkët, drejtuar Zotit të vetëm të paqes, që dialogu të bëhet udha kryesore për zgjidhjen e problemeve.
Lutje, në të cilën mund të marrin pjesë simbolikisht të gjithë besimtarët e botës, për të mos e soditur si spektatorë tragjedinë e madhe, që luhet në Lindjen e Mesme.








All the contents on this site are copyrighted ©.