2014-07-02 17:17:24

Afrikë Qendrore: 12.000 refugjatë në katedralen e Bambarit


“Kemi pritur të paktën 12.000 vetë në katedralen e Shën Jozefit, të cilët janë pa asnjë ndihmë” – tha për agjencinë Fides Imzot Eduard Mathos, ipeshkvi i Bambarit, në Republikën e Afrikës Qendrore, ku dhuna e milicianëve të Selekës ka detyruar të shpërngulen një pjesë të madhe të banorëve.
“Kanë ardhur disa OJQ për të kontrolluar gjendjen, por deri tani nuk ka mbërritur asnjë ndihmë humanitare. Mungon gjithçka, jo vetëm ushqimi, por deri edhe shtroja, ku mund të ulen njerëzit. Vetëm kryqi i kuq është duke na siguruar ujin, ndërkohë që jemi duke hapur në oborr gropën e ujrave të zeza”, vijon ipeshkvi. “Bëj thirrje që të ndërhyhet menjëherë, për të ndalur një fatkeqësi humanitare” – përfundon Imzot Mathos.








All the contents on this site are copyrighted ©.