2014-07-01 16:13:50

Mbledhja e pestë e Papës Françesku me Këshillin e tetë Kardinalëve


Sot paradite filloi mbledhja e pestë e Papës Françesku me “Këshillin e Kardinalëve”, të cilët Ati i Shenjtë vendosi t’i thërriste për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës nniversale dhe për të studiuar projektin e rishikimit të Kushtetutës Apostolike Pastor bonus për Kurjen Romake. Punimet, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, do të vijojnë deri të premten më 4 korrik.
Mbledhjet e kaluara janë mbajtur më 1-3 tetor 2013; më 3-5 dhjetor 2013; më 17-19 shkurt 2014 dhe më 28-30 prill 2014.








All the contents on this site are copyrighted ©.