2014-07-01 16:15:15

Ccee: dënim i prerë i kryqëzimve nga Isil, në Siri


Indinjatë e dënim i prerë u shprehen, në një notë të kryesisë së Këshillit të konferencave ipeshkvnore evropiane (Ccee) sapo u mor lajmi i kryqëzimit të disa njerëzve në qendër të Deir Hafer, në Siri. Akt barbar, që i parapriu shpalljes së Kalifatit islamik në territoret siriane e irakiane, nën kontrollin e Isil.
“Këto akte, që përdorin fenë për të përligjur gjykimet në masë, janë kundër çdo përpjekjeje për t’i rikthyer paqen vendit të martirizuar prej vitesh nga lufta vëllavrasëse”, lexohet në tekstin e nënshkruar nga kardinali Peter Erdë, kryetar i Ccee dhe nga kardinali Anxhelo Banjasko, zëvendës-kryetar i të njëjtit Këshill.








All the contents on this site are copyrighted ©.