Papa të rinjve holandezë: jini revolucinarë, si Lumnitë
Në Lumnitë mund të gjeni një program jete të re, të dlirë, plot vrull. E nënvizon
Papa Françesku në mesazhin drejtuar Festivalit Kombëtar të rinisë katolike holandeze,
organizuar këto ditë në Abacinë e Mariënkroon në Nieuwkuijk. Në mesazh Papa i fton
të rinjtë të mendojnë për gjëra të mëdha, duke marrë për model, të Lumin Piergiorgio
Frassati, që nuk gjallonte, po e jetonte jetën me gjithë begatinë e saj shpirtërore. “Të
jetosh pa fe, pa trashëgimi, që duhet mbrojtur, pa luftuar luftën e bukur për të vërtetën,
kjo nuk është jetë, është gjallesë pa kuptim!”. Papa Françesku citoi, kështu, fjalët
e Frassatit, për t’i nxitur të rinjtë holandezë të jenë revolucionarë, siç porosit
Jezusi në Lumnitë.