Françesku takohet me Mbretin Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëreshën Leticia
Papa Françesku priti sot në Pallatin Apostolik të Vatikanit, Mbretin e Spanjës, Felipe
VI dhe Mbretëreshën Leticia. Familja mbretërore u takua, më pas, edhe me kardinalin
Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Shenjtërisë së tij, që shoqërohej nga imzot
Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet. “Gjatë bisedimeve
të përzemërta, njofton Salla e Shtypit e Vatikanit, u shpreh kënaqësia për këtë vizitë,
e para jashtë vendi, që vjen menjëherë pas asaj të Mbretit Juan Carlos I e Mbretëreshës
Sofia, më 28 prillin e kaluar, shoqëruar me urimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve
të mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë e Spanjës”.U prekën, pastaj, edhe tema
me interestë përbashkët, si dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet
Kishës dhe Shtetit për të mirën e mbarë shoqërisë spanjolle.Së fundi u cekën disa problematika me karakter ndërkombëtar e rajonal,
me vëmendje të veçantë për zonat e konfliktit.