2014-06-29 15:44:49

Oboli apo lëmosha e Shën Pjetrit për bamirësinë e Papës


Sot në mbarë botën katolike u mblodh Oboli apo lëmosha e Papës.
Oboli i Shën Pjetrit është ndihma ekonomike, që i ofrojnë besimtarët Atit të Shenjtë, si shenjë e bashkimit me Pasardhësin e Shën Pjetrit, për nevojat e shumta të Kishës universale si dhe për veprat e bamirësisë, në ndihmë të të varfërve. Lëmosha e Papës mblidhet në mbarë botën katolike më 29 qershor, ose në të dielën më të afërt me Solemnitetin e Apostujve Pjetër e Pal.
Në Itali nisma njihet me emrin “Dita për bamirësinë e Papës”, sivjet me temë nga Letra e dytë e Shën Palit drejtuar Korintinanëve për t’i ftuar t’i ndihmojnë Kishat e varfra të Maqedonisë: “Çka ju keni më tepër, të plotësojë sa atyre u mungon”.








All the contents on this site are copyrighted ©.