Kushtimi i ditës Zemrës së Krishtit Zemra e Hyjnueshme
e Jezu Krishtit, unë po t’i kushtoj nëpër zemër të Zojës së Bekuar, Nënës së Kishës,
lutjet e veprat, gëzimet e vuajtjet e kësaj dite, për shpërblim të mëkateve, për shëlbim
të gjithë njerëzve, në hir të Shpirtit Shenjt e për lumni të Atit qiellor. Amen!
Akt
kushtimi Zemrës së Krishtit
Zemra jote, Jezus, strehim i paqes, strehë
e ëmbël në prova të jetës, peng i sigurt i shpëtimit tim. Në dorë Tënde po lëshohem
tërësisht, pa kushte, përgjithmonë e jetës. Merre, o Zot, zemrën time, mendjen time,
korpin tim, shpirtin tim, gjithë vetveten. Ndjesitë e mia, aftësitë e mia, mendimet
e mia e ndjenjat e mia: janë tuajat. Ta dhuroj gjithçka, gjithçka ta mblatoj! Ty të
përket gjithçka. Zot, dëshiroj të të dua gjithnjë e më shumë, dëshiroj të jetoj e
të vdes për dashuri. Premto, o Jezus, që çdo vepër imja, çdo fjalë, çdo pulitje e
zemrës sime, të jenë dëshmi dashurie; që fryma ime e fundit të jetë shprehje e zjarrtë
e e dlirë e dashurisë për Ty.
Premtimet e Jezusit Margeritës Alakok për
të devoçmit e Zemrës së Krishtit
1. Do t’u jap të gjitha hiret e nevojshme
për gjendjen e tyre 2. Do t’i ndihmoj familjet, që kalojnë çaste të vështira e
do të dikoj paqe në familjet e ndara 3. Do t’i ngushëlloj në brenga 4. Do të
jem streha e tyre e sigurt në jetë e, sidomos, në frymën e fundit 5. Do t’i bekoj
begatisht të gjitha veprat tyre 6. Mëkatarët do të gjejnë në Zemrën time, gurrën
e oqeanin e Mëshirës 7. Shpirtrat e shuar do të ndizen flakë 8. Shpirtrat e
zjarrtë do të arrijnë shumë shpejt përsosurinë 9. Do t’i bekoj vendet, ku do të
rrahë e do të nderohet Zemra ime 10. Të gjithë atyre, që do të punojnë për shpëtimin
e shpirtrave, do t’u jap dhantinë të prekin edhe zemrat më të ngurta 11. Emri i
atyre, që do të përhapin devocionin për Zemrën time të Shenjtë, do të shkruhet në
Zemrën time e nuk do të shlyhet kurrë më 12. Të premtoj, në zellin e Mëshirës së
Zemrës sime, se dashuria ime e gjithëpushtetshme do t’u japë të gjithë atyre, që do
të kungohen të Parën të Premte të muajit, për nëntë muaj rresht, hirin e pendesës
përfundimtare. Ata nuk do të vdesin në mëkat, as pa marrë sakramentet, e Zemra ime
do të jetë streha e tyre e sigurt në këtë orë të fundme.