2014-06-25 16:21:51

Papa Françesku, për vizitë në Poliklinikën “Gemelli”


Të premten, më 27 qershor, Papa do të shkojë për vizitë në Poliklinikën “Gemelli” e në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Katolik, që feston 50-vjetorin e themelimit. Mbërritja e Atit të Shenjtë është parashikuar për orën 15.30. Françesku do të vizitojë spitalin, ku qe shtruar edhe shën Gjon Pali II, do të takojë të sëmurët e, më pas, do të kremtojë meshën në sheshin para Fakultetit të Mjekësisë. Është papa i pestë, që shkon për vizitë në selinë romake të ateneut katolik. Me këtë rast, Papës do t’i dhurohen reliket e shën Gjonit XXIII dhe të shën Gjon Palit II.








All the contents on this site are copyrighted ©.