Ne kishën Zoja Pajtore në Detroit, krezmohen 57 të rinj shqiptarë
Perforcimi ne Shpirtin e Shenjt ne kishen Zonja Pajtore te shqiptareve ne shtetin
e Michiganit ndodh ne nje dite plot freski. Madje, sic e kam provuar, te gjitha ditet
e festive fetare dhe kombetare qe organizohen ne kete kishe jane plot freski, me diell
dhe me nje atmofere e “rrugezuar” me doren e dashurise njerezore te meshtarit te saj,
Dom Ndue Gjergji, te keshillit te kishes dhe te te gjithe atyre qe sherbejne vullnetarisht
ne kete qender qe qendron me plot dinjitet ne kahet e Hyut. Nese je duke
ecur me Dom Nduen nga qela deri ne sallen e kultures, rreth 50 metra larg, ku femijet
qe do te krezmohen vijne nje nga nje me prinderit dhe me nunat e nuneshat, mund ta
besh per me shume se 50 minuta. Ai ndalet e pytet me cdo njeri. I degjon me nje vemendje
te vecante dhe u jep pergjigjet e meritura dhe fort te embela. Meshtari Gjergji ka
hyre thelle me shpirtrat dhe zemrat e te rinjeve dhe ai e ka skalitur si argjendar
i unazes se shenjte hyrjen lehtas te Shpirtit te Shenjte ne trupat e tyre te njome.
Hyrjen e ketij shpirti aq te nevojshem per jeten e tyre, meshtari i perkushtuar Dom
Ndue Gjergji e ka shoqeruar edhe me shtatoret e binomit Fe e Atdhe, ku shdrisin vetite
dhe virtytet me te mira te stergjysherve tane , te cilat jane derdhur ne te gjithe
pathosin e Rilindasve tane e ne kodikun e madh te meshtareve katolik shqiptar.
Besimtaret dhe femijet qe do te krezmohen kane zene vend ne salle. Ipeshkevi zbret
nga Lteri dhe i bekon. Nje djale 8 vjecar, Leonardo Mitaj, i veshur me kostum kombetar
i dhuron Ipeshkevit Burns nje tufe me lule. Edhte mirenjohja dhe respekti ndaj Tij,
te cilin ai e meriton se e don kombin shqiptar. Nje djale i ri dhe nje vajze
e re lexojne para Ipeshkvit dhe besimtareve nje leter pershendetese ne gjuhen angleze
drejtuar hiresise se tij me rastin e sakramentit te krezmimit. Me pas Ipeshkevi
Burnes afrohet dhe bashkebisedon me te rinjet qe sot ne kraharoret e tyre perforcohet
jeta ne fene e Krishtit. E ai i pyet se sa vete merren me sport, sa me art, sa me
muzike e sa me video-game! Imzot Burns u drejtohet me keto fjale: “Jeta
ne Krishtin eshte pjesmarrje aktive dhe jo si spektator. Jeta ne Krishtin eshte jeta
ne trupin dhe gjakun e tij. Ju e pranoni Krishtin qe u gozhdue ne kryq, e pranoni
vdekjen e tij per ju dhe e pranoni ringjalljen e tij per ju. Ai vdiq per ju per te
ju dhene mundesi qe te merrni pjese ne menyren aktive ne jeten fetare. Cdo dite per
mua dhe per ju eshte bashkebisedim me Krishtin, cdo dite eshte praktikim e mesim.
Sot per ne dhe per ju eshte nje dite e shenuar sepse e kemi konkretizuar me kurajo
e krenari nje pjese te rendesishme te praktikimit ne fene e Krishtit. Sot ju mund
ti jepni pergjigje shume pytjeve qe ju keni patur. Nepermjet praktikimit ju keni mesuar
ato gjera qe nuk i dinit. Jeta e juaj ne Krishtin vazhdon dhe ju do ta zhvilloni me
tej. Sot me shume se kurre besoni ne Krishtin dhe ne kishen e tij te shenjte. Sot
ju keni nje jete te re nje jete te lumtur te brojtur nga i Biri i Zotit!”
Nje pellumb i bardhe mbi nje cohe te kuqe i ka hapur krahet ne Lter dhe flaka e zjarrte
e krishterimit qe e udheheq fluturimin e tij i therret femijet te fluturojne bashke
e te mberrijne si banore te pare te Hyut. Dhe kete mistike te Dom Ndue Gjergjit e
perjetuam te gjithe me 22 qershor 2014 ne meshen e celebruar prej tij, Ipeshkvit Burns,
Dom Fred Kalaj dhe Dom Lulash Prekaj qe kishte ardhur nga kisha e shqiptareve te Romes.
Dom Ndue Gjergji ne fjalen e tij pershendetese nder te tjera tha: “Deshiroj ne emrin
tuaj, femijeve dhe prinderve, ne emer te kishes, keshillit dhe te gjithe atyre qe
kontribuan per kete dite ne menyre te vecante mesuesit tane, korit te kishes, te peshendesim
perzemersisht prezencen e Imzot Burs qe na nderon sot edhe ne emer te Arqipeshkvit
Vineron. Sot keta femije e moren Sakramentin e Krishtit dhe per kete falenderojme
Zotin. Ne jemi shume kranar se jemi shqiptar. Keta femije qe sot moren krezmimin jane
apostujt e ri te Krishtit ne mergaten shqiptare te Amerikes.” Dr. Gjek Gjelaj
lexon emrat nje per nje te femijeve dhe Ipeshkvi Burns u shperdane certifikatat e
krezmimit i ndimuar nga prifti amerikan John. Foto te shumta me meshtaret me prinderit,
nunat e nuneshat ne salle, prane Zonjes se Bekuar, prane Nana Terezes…!