2014-06-22 10:22:27

Lutje ekumenike për viktimat e emigracionit


Sonte, mbahet në Romë një mbrëmje lutjeje ekumenike, në kujtim të të gjithë emigrantëve, që humbën jetën në përpjekjen për të arritur në Evropë. “Të vdesësh nga shpresa”, është tema, që flet vetë. Nisma u organizua, si çdo vit, nga Qendra Astalli e jezuitëve, e cila ndihmon refugjatët, me pjesëmarrjen e Bashkësisë së Shën Egjidit, Federatës së Kishave Ungjillore, ACLI-t, Karitasit Italian dhe Fondacionit Migrantes. Këtë vit, në qendër të vëmendjes, viktimat e detit para ishullit të Lampeduzës në Itali, gjithnjë e më të shumta. Kryesoi takimin, kardinali Antonio Maria Veliò, president i Këshillit Papnor të Baritorisë për Emigrantët dhe Endacakët.







All the contents on this site are copyrighted ©.