Filloi dje e do të përfundojë më 4 korrik, edicioni i tretë i “Fortnight for freedom”
(Dy javë për lirinë), fushata vjetore për lirinë fetare, organizuar që nga viti 2012
nga Konferenca Ipeshkvnore e SHBA-ve. Ajo synon të mobilizojë bashkësinë katolike
dhe të tërheqë vëmendjen e opinionit publik ndaj problemit të mbrojtjes së kësaj të
drejte themelore. Tema e zgjedhur për këtë vit është “Liria për të shërbyer”. I referohet
sidomos vështirësive që po hasin mjekët e krishterë, jo vetëm në Amerikë, por kudo
në botën perëndimore, për të kundërshtuar praktika si aborti apo eutanazia.