2014-06-20 16:47:36

Atë Leocir Pessini është epror i ri i përgjithshëm i Kamilianëve


Brazilian, 59 vjeç, eprori i ri i përgjithshëm i Urdhërit të Shërbëtorëve të të Sëmurëve (Kamilianët), u zgjodh me shumicë votash nga kapitulli i përgjithshëm i jashtëzakonshëm i Urdhërit.I shuguruar meshtar pas diplomimit në filozofi e teologji, i specializuar në edukim klinik baritor, teologji morale e bioetikë, ka për detyrë t’i ndihmojë rregulltarët e shpërndarë në 40 vende të botës dhe mbarë familjen e madhe të Shën Kamilit, të rindezin entuziazmin dhe gëzimin, që buron nga shërbimi në ndihmë të të sëmurëve e të varfërve, siç kanë bërë e vijojnë të bëjnë në këto katër shekuj jete e veprimtarie.







All the contents on this site are copyrighted ©.