2014-06-19 12:41:35

Corpus Domini. Atë Lombardi: Papa do të shkojë me makinë në Shën Marinë e Madhe


Sonte, në përfundim të meshës në tremen e Bazilikës së Shën Gjonit në Lateran, Papa do të shkojë drejtpërdrejtë, me makinë të mbuluar, në sheshin e Bazilikës së Zojës së Madhe, ku do të presë mbërritjen e procesionit të Solemnitetit të Korpit të Krishtit. Ky procesion do të udhëhiqet nga kardinali vikar, Agostino Valini, ndërsa Ati i Shenjtë do të japë bekimin, në fund të tij. Lajmin e dha drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi.
Papa Françeksu e pa të arsyeshme të heqë dorë nga udha e gjatë në këmbë, në rrugën Merulana të Romës, që lidh dy bazilikat. Në prag të impenjimeve të rëndësishme, si udhëtimi për në Cassano allo Ionio në Kalabri, të shtunën, nuk dëshiron të lodhet tej mase. Gjithashtu, preferon të mos kalojë me makinë të zbuluar, në mënyrë që vëmendja e besimtarëve të përqendrohet në të Shenjtnueshmin Sakrament, i cili kryeson procesionin.








All the contents on this site are copyrighted ©.