2014-06-15 17:34:16

Don Gjergj Meta: Papa Françesku vjen për gjithë popullin shqiptar


Sot në orën 13.00, në Tiranë u mbajt një konferenvcë shtypi, gjatë së cilës Nunci Apostolik në Shqipëri, imzot Ramiro Molinar Ingles, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë- Durrësit, imzot Rrok Mirdita dhe drejtori i përgjithshëm i Karitasit, Albert Nikolla lajmëruan për vizitën e Papës Françesku në Shqipëri, më 21 shtator të këtij viti. Ati i Shenjtë e ka zgjedhur Shqipërinë, si vend i martirëve të fesë e si vend, ku ekziston një bashkëjetesë fetare e admirueshme, shkruhet në komunikatën për shtyp. Programi i vizitës një-ditore do të jepet më vonë. Për mënyrën si e priti shtypi, por edhe populli shqiptar në përgjithësi lajmin e kësaj vizite, ftuam të na flasë don Gjergj Metën, përgjegjësin e ipeshkvijve për marrëdhëniet me shtypin gjatë përgatitjes dhe gjatë vizitës së Papës Françesku në Tiranë...RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.