2014-06-15 13:36:03

Atë Lombardi: Papa në Shqipëri, për periferitë e dialogun


“Lajm shumë i bukur. Papa zgjedh Shqipërinë , shkon drejt periferive, drejt të varfërve e do të kontribuojë në dialogun ndërfetar dhe ekumenik”. Kështu tha sot drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi, në bisedë me gazetarët, duke vënë në dukje se për udhëtimin e tij të parë evropian, jo italian, Papa Françesku zgjodhi Shqipërinë.
Ka një ftesë nga ana e ipeshkvijve dhe nga ana e autoriteteve, komentoi zëdhënësi i Vatikanit, “ka një perspektivë pozitive dhe inkurajuese”. Në Shqipëri, sqaroi më tej atë Lombardi, katolikët janë pakicë, por emri i këtij vendi të sjell ndërmend persekutimet dhe idenë e ndërtimit të shtetit të vetëm ateist në botë. Gjithashtu, Shqipëria është atdheu i Nënë Terezës, konsideruar shqiptarja më e madhe e shekullit të kaluar, aq sa urdhëri i nderit më i lartë shqiptar mban emrin e saj. Këto, arsyet e vizitës së Papës Françesku, pas vizitës së një shenjti, atë të Gjon Palit II, më 25 prill 1993, menjëherë pas rënies së komunizmit.







All the contents on this site are copyrighted ©.