Nigeri: dhunë dhe 20 vajza të tjera të rrëmbyera në veri
Ndeshje gjakatare shpërthyen në Kano, në veri të Nigerisë, ndërmjet përkrahësve të
sapozgjedhurit Lamido Sanusi dhe kundërshtarëve të tij. Gjithnjë në veri, pranë qytetit
Chibok, u rrëmbyen përsëri një mori vajzash të reja, të paktën 20. Të rejat u hoqën
zvarrë drejt disa autove, pas sulmit të armatosur në një fshat endacakësh. Kujtojmë
se këto vajza u shtohen 200 studenteve, rrëmbyer pikërisht në Chibok, që mbeten ende
në duart e islamistëve të Boko Haram. E pikërisht në një operacion ushtarak kundër
tyre, në verilindje të vendit, mbeten të vrarë 50 burra, militantë të grupit terrosit
nigerian, autor i të gjitha atentateve gjakatare të muajve të fundit, që i kushtuan
jetën qindra nigerianëve.