Ndërroi jetë kardinali Bernard Agré. Françesku: njeri i Zotit, plot pasion për Ungjillin
Ngushëllimet e Papës Françesku për vdekjen e kardinalit Bernard Agré, kryeipeshkëv
nderi i Abixhanit. Me moshë 88 vjeç, mbylli sytë në një spital të Parisit, ku qe shtruar
për mjekime. Në telegram, Papa kujton shërbimin e frytshëm të bariut afrikan,
që i shërbeu kishës “me fe e bujari”. Përmes një veprimtarie të palodhur baritore,
vijon Papa, kardinali Agré jetoi si njeri i Zotit, plot pasion për kumtimin e Ungjillit
dhe zhvillimin human e shpirtëror të njerëzve.Me vdekjen e kardinalit Agré
(jo zgjedhës), Kolegji kardinalor përbëhet nga 213 kardinaj, 118 zgjedhës,
95, pa të drejtë zgjedhore, sepse mbi 80 vjeç.