Kongo: kërkohet lirimi i 900 pengjeve, ndërmjet të cilëve, 3 priftërinj
“Për popullsinë, parësore është lufta kundër luftëtarëve ugandezë të Adf-Nalu, që
kanë rrëmbyer të paktën 894 vetë, për të cilët nuk ka më asnjë lajm, pohon një përfaqësues
i shoqërisë civile në Kivunë veriore (lindje e Republikës së Kongos) duke biseduar
me motër Terezinën Caffi, misionare saveriane. Rregulltarja i dërgoi agjencisë Fides
një notë mbi gjendjen e ndërlikuar në këtë zonë, ku lëvizin e ndeshen disa lëvizje
të armatosura. “Forca e Ndërhyrjes Afrikane pohon se Kombet e Bashkuara e shikojnë
si përparësi paralizimin e luftëtarëve ruandezë të Fdlr, nënvizon moytra saveriane,
por përfaqësuesi i shoqërisë civile, që nuk mendon fare si OKB-ja, pyet i revoltuar:
“Pse nuk e dëgjojnë zërin e popullsisë, që e njeh shumë më mirë situatën, sepse e
jeton ditë për ditë?”.Fdlr përbëjnë kërcënimin kryesor e vijojnë të mbajnë peng rreth
900 vetë, ndërmjet të cilëve, edhe tre priftërinj. Bëhet fjalë për tre etër asuncionistë,
me kombësi kongoleze: Jean-Pierre Ndulani, Anselme Wasikundi dhe Edmond Bamutute,
zhdukur mbrëmjen e 19 tetorit 2012 nga mjediset e famullisë së Zojës të të varfërve
në Mbau. Të tjerët janë: një mjek, katër veprimtarë të Msf France, më se 250 fëmijë,
e qindra gra. Të dhënat e për fatin e tyre edhe lirimi sa më i shpejtë, për ne kanë
rëndësi të dorës së parë - thekson motër Terezina, për agjencinë Fides.