2014-06-09 14:10:07

Papa është i pamundur, shtyn impenjimet e paradites


Impenjimet e paradites së Papës Françesku shtyhen. Drejtori i Sallës së Shtypit, atë Federiko Lombardi, informoi gazetarët se Ati i Shenjtë është i pamundur dhe nuk do të takohet me priorin e Bashkësisë së Bozes, atë Enco Bianki, as do të presë Këshillin e Lartë të Magjistraturës, sipas programit. Atë Lombardi sqaroi se Papa është tejet i lodhur nga lutja e djeshme për paqen në Vatikan, në praninë e presidentit izraelit Shimon Peresh dhe të atij palestinez, Mahmud Abas.








All the contents on this site are copyrighted ©.