KE rekomandon: Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat
Progres-raporti i Komisionit Evropian i ka rekomanduar Këshillit Europian që Shqipërisë
t’i jepet statusi i vendit kandidat. Raporti është bërë publik në të njëjtën kohë
kur në Tiranë po mbahen bisedimet e nivelit të lartë BE-Shqipëri, ku i pranishëm është
edhe komisioneri Stefan Fyle. Sipas raportit, numri i rasteve të denoncuara për korrupsionin
është rritur 16% krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, policia ka zhvilluar operacione
të suksesshme në luftën ndaj drogës e pastrimit të parave. KE-ja vlerëson se Shqipëria
po vazhdon t’i zbatojë masat e kërkuara nga BE-ja për marrjen e statusit, por duhet
të përparojë në reformën e sistemit gjyqësor në bashkëpunim me Komisionin e Venecias.
Përsa i takon statusit të nënpunësit civil, KE-ja thekson se ai u adoptua në kohë,
por ristrukturimet në administratë krijuan tension politik. KE vlerëson se në parlament
ka ende kundërshti për procedurat e zgjedhjeve në disa institucione. “Procedurat e
zgjedhjeve në parlament me shumicë të thjeshtë, mbeten shqetësuese’-, thuhet në progres-raportin
e BE-së.