2014-06-04 15:09:18

Më 8 qershor, takimi i Papës, Pereshit e Abazit, në Vatikan


“Shtëpia e Papës Françesku”, qendër e paqes në Lindjen e Mesme. Do të jetë kështu të diel, më 8 qershor, kur në Vatikan do të jetohet takimi i shumëpritur i Françsekut me presidentin izraelit e palestinez, Shimon Peresh e Mahmud Abbas, të ftuar gjatë shtegtimit të posakryer të Papës në Tokën Shenjte. Data e takimit, a më mirë të themi, e lutjes për paqen, u konfirmua nga një Komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit ku, pasnesër, në orën 13.00, nisma do t’u paraqitet mediave, gjatë një takimi të shkurtër, mbajtur nga Rojtari i Tokës Shenjte, atë Pierbatista Picabala dhe drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi.










All the contents on this site are copyrighted ©.