2014-06-02 16:44:38

Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit indian Lourdusamy: ishte 90 vjeç


Ndërroi jetë sot, kardinali indian Simon Lourdusamy, prefekt nderi i Kongregatës për Kishat Lindore: sapo i kishte mbushur të nëntëdhjetat.
Papa Françesku, në një mesazh drejtuar kryipeshkvit të Pondicherry dhe të Cuddalore, imzot Anthony Anandarayar, i shprehu ngushëllimet për vdekjen e Prelatit të lartë, duke kujtuar, me mirënjohje në Hyjin, jetën e tij meshtarake, të shkrirë për kumtimin e Ungjillit, një herë në Indi, më pas, në shërbim të Kishës universale. Papa i lutet Hyjit të gjithëmëshirshëm ta pranojë shpirtin e tij fisnik në paqen e në lumninë e qiellit”.
Mesha e dritës, kryesuar nga Kardinali Anxhelo Sodano, Dekan i Kolegjit Kardinalor, do të kremtohet më 5 qershor, në orën 11.30 në Elterin e Katedrës të Bazilikës së Vatikanit. Papa do të kryesojë ritin e Porosive të fundme (Ultima Commendatio) e të Lamtumirës (Valedictio).Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor përbëhet nga 214 kardinaj, nga të cilët, 119 zgjedhës e 95 jo zgjedhës.







All the contents on this site are copyrighted ©.