2014-05-29 14:51:51

Siri. “Cor Unum” organizon një takim humanitar


Nesër, Këshilli Papnor “Cor Unum” organizon një takim koordinimi ndërmjet organizmave bamirëse katolike, që veprojnë në Siri. Në këtë takim do të marrin pjesë 25 shoqata, që ndihmojnë popullsinë siriane, jo vetëm në vendin e vet, por edhe në të gjithë zonën e Lindjes së Mesme. Pas hyrjes së kryetarit të “Cor Unum”, do të mbajë një relacion Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pjetro Parolin. Më tej, nunci apostolik në Siri e presidenti i Karitasit të Sirisë. Do të paraqiten veprimtaritë e zyrës së informacionit në Bejrut, e cila u formua vitin e kaluar, pikërisht për të mbledhur të dhëna, që u shërbejnë organizmave katolike për të planifikuar ndihmën e tyre humanitare. Deri tani, kriza siriane ka shkaktuar 160 mijë viktima, mëse 2 milion refugjatë në vendet e zonës së Lindjes së Mesme e të Mesdheut, si edhe rreth 6 milion të shpërngulur brenda vetë Sirisë.








All the contents on this site are copyrighted ©.