Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Maria ‘Në këto kohët e fundit” par. 54
Kur shqiptohet emri i Marisë, armiqtë e saj, miq të skëterrës, dridhen e tmerrohen.
Emri i Nënës së Krishtit mes tyre, është si lëvitje e vetëtimës, që palajmëron shkrepjen
e rrufesë së Tënzot. E nën dritën e kësaj vetëtime mbarë natyra gjunjëzohet para saj,
nësa e shikon si ia shtyp kryet armikut që dikur, në Eden, pati shtënë në lak mbarë
njerëzimin. Në një atmosferë të tillë na çon sot paragrafi i 54-t i veprës së Shën
Luigji Maria Grignion de Monfort “Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë”, kapitulli
“Maria ‘Në këto kohët e fundit”.
Hyji nuk vuri vetëm një armiqësi, por shumë
armiqësi; e jo vetëm ndërmjet Marisë e Djallit, por edhe ndërmjet sojit të Marisë
e sojit të Djallit; Hyji vuri armiqësi e iri e mëri ndërmjet bijve të vërtetë e shërbëtorëve
të Virgjërës së shenjtë e bijve e skllevërve të djallit; ata nuk e duan njëri-tjetrin,
as përkojnë shpirtërisht. Bijtë e Belialit, skllevër të shejtanit, miq të botës (sepse
është e njëjta gjë) i salvuan gjithnjë e do të vijojnë t’i salvojnë më shumë se kurrë,
ata që i përkasin Virgjërës së Shenjtnueshme, ashtu si Kaini salvoi të vëllain, Abelin
e Ezau të vëllain, Jakobin, figura të mbrapshta e të paracaktuara për fatin që pësuan.
Por e përvuajtura Mari do të ngadhënjejë gjithnjë mbi këtë krenar, e është aq e madhe,
sa të arrijë t’ia shtypë kokën, ku banon krenia e tij; t’ia zbulojë gjithnjë ligësinë
e tij prej gjarpëri; t’ia rrënojë planet e tij skëterrore, këshillat e tij djallëzore
e t’i mbrojë deri në fund të fundit të botës shërbëtorët e saj besnikë nga kthetrat
e tij mizore.Por pushteti i Marisë mbi gjitha hordhitë e djajve do të shndrisë posaçe
në kohët e fundit, kur Shejtani do të bëjë çmos t’i ngrejë kurthe thembrës së saj,
domethënë, robërve të saj të pëvuajtur e bijve të skamit, që ajo do t’i nisë për betejë
kundër tij. Do të jenë të vegjël e të varfër për sytë e botës, e të ultë, përpara
të gjithëve, si thembra, të ndrydhur e të shtypur e të perskeutuar, si është thembra,
në krahasim me gjymtyrët e tjera të korpit; por, si shkëmbim, do të jenë të pasur
me hirin e Zotit, që Maria do t’ua përcjellë begatisht; e do të jenë të mëdhenj e
të lartuar në shenjtëri para Hyjit, më të lartë se çdo krijesë për zellin e tyre të
flaktë, e kështu, të mbështetur më fort nga ndihma hyjnore, sesa nga përvujtëria e
thembrës së tyre, në bashkim me Marinë, do t’ia shtypin kokën djallit e do ta bëjnë
të ngadhënjejë Jezusin.