Presidenti i Shtetit të Izraelit, z. Shimon Peresh është lindur në Vishniev (Bjellorusi),
në vitin 1923 dhe ka emigruar bashkë me familjen në Tel Aviv, në vitin 1934. Ka qenë
ministër i jashtëm, ministër i mbrojtjes, zv.ministër dhe kryeministër. Çmim Nobel
për paqen në vitin 1994, së bashku me Yitzhak Rabin dhe Jaser Arafatib për impenjimin
e tyre në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, të cilat arritën kulmin me Marrëveshjen
e Oslos. Më 13 qershor 2007 u zgjodh president i Izraelit. Është i martuar me zonjën
Sonia dhe ka një vajzë e dy djem. Autor i shumë librave. U prit nga Papa Françesku
në Vatikan, më 30 prill 2013.