Është monumenti përkujtimor i Olokaustit, shfarosjes masive të hebrenjve nga nazistët.
Yad Vashem do të thotë: ‘Një përkujtim e një emër”. Vendimin për ndërtimin e tij
e mori Parlamenti Izraelit (Knesset) në vitin 1953. Ndërtesa ka Sallën përkujtimore,
Muzeun historik, Galerinë e artit, Sallën e emrave, Arkivin, Luginën e bashkësive
të humbura, Qendrën edukative dhe Kopshtin e famshëm të të Drejtëve ndërmjet kombeve,
për nder të njerëzve nga të gjitha kombet e fetë, që vunë në rrezik jetën e tyre për
të shpëtuar hebrenjtë nga shfarosja. Memoriali ngrihet pranë Malit Herzl, në Majën
e Har Hazikaron (Mali i Kujtimit). Mbrenda është ‘Hall of Remembrance”, një strukturë
në formë çadre, që përkujton vrasjen e 6 milionë hebrenjve, shpesh bashkësi të tëra
hebraike të zhdukura. Këtu, para një flake, që nuk shuhet kurrë, janë shkruar emrat
e njëzet e dy kampeve të përqendrimit e ruhen disa nga urnat me hirin e viktimave
të furrave krematore. Ndërsa në Arkivin Qendror të Olokaustit e të Heroizmit, ruhen
50 milionë dokumente mbi shfarosjen në masë të hebrenjve. Papa Gjon Pali II e vizitoi
këtë vend më 23 mars të vitit 2000. Po ju njohim me tekstin e identifikimit
të viktimave, që u lexua gjatë vizitës:
“Duke lartuar flakën, që digjet në
përjetësi, në këtë Memorial, para hirit të shenjtë të vëllezërve tanë, një me
ta e ndjejmë veten një me kujtimine tyre; me 6 milionë bij prej popullit tonë që
pësuan martirizimin e vdiqën nga dora e nazistëve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre, së
bashku me grupe të vogla e të mëdha hebraike, të shkatërruara me synimin e ultë
për të shlyer emrin e kulturën e Izraelit në botë. Me druajtje të shenjtë kujtojmë
forcën e shpirtit të vëllezërve tanë, madhështinë, guximin e luftëtarëve që
ndër geto ndezën flakën e kryengritjes, duke shpëtuar nderin E dinjitetin e
popullit hebre; kujtojmë luftën krenare e sublime të Kombit tonë për të shpëtuar trashëgiminë
e etërve e fytyrën njerëzore të bijve. Kujtojmë, së fundi, ‘ të Drejtët e Kombeve’ që
vunë në rrezik jetën e tyre për të shpëtuar atë të hebrenjve”.
E, në përfundim
të vizitës në Yad Vashem, Benedikti XVI shkroi në librin e vizitorëve këtë frazë:“‘His
mercies are not spent’ (“Fara e tyre nuk u shua”), shkëputur nga Libri i Vajtimeve
(Vaj 3-22): Poshtë, nënshkrimi: Benedictus PP. XVI”.