2014-05-26 13:12:42

Lutja e Papës tek Muri Perëndimor


Gjatë vizitës tek Muri Perëndimor i Jeruzalemit, Papa Françesku u lut për pak minuta në heshtje, duke e prekur murin me dorën e djathtë. Në fund të lutjes vuri aty zarfin me tekstin e “Atynës”, shkruar me dorë në spanjisht.
Papa la një shënim në spanjisht në Librin e Nderit të Murit Perëndimor. Shënimi citon Psalmin 121: “Ç’gëzim, kur më thanë: ‘Të shkojmë në shtëpinë e Zotit!’. Tani këmbët tona ndalen tek dyert e tua, Jeruzalem”. Këtij citimi Papa i shtoi edhe fjalët: “Me këto ndjenja gëzimi për vëllezërit e mi më të mëdhenj, erdha dhe i kërkova Zotit hirin e paqes”.
Në vijim, pasi u prit nga presidenti izraelian Shimon Peres dhe nga kryeministri Benyamin Netanyahu, Papa Françesku shkoi në mausoleumin e Malit Herzl, për të vendosur lule mbi varrin e Theodor Herzl-it, themelues i lëvizjes sioniste. Ndalesa u bë sipas protokollit të ri të Izraelit për vizitat zyrtare të krerëve të shteteve. Pastaj, me kërkesë të kryeministrit Netanyahu, u ndalua shkurtimisht pranë një lapidari në afërsi të mauzoleut, që kujton viktimat e terrorizmit.








All the contents on this site are copyrighted ©.