Instituti i ri “Notre Dame” i Magdalës ka qëllim ta shtrijë misionin e Qendrës së
Jeruzalemit edhe në Galile, në pjesën veriore të Izraelit. Projekti do të realizohet
në një terren prej 4,3 hektarësh, blerë me ofertat e mijëra besimtarëve, në vendin
ku lindi Maria Magdalena, në brigjet e Liqenit të Galilesë. Do të shërbejë si strukturë
për pritjen e shtegtarëve dhe si qendër shpirtërore sëbashku me Bazilikën e ardhshme
të Shën Maria Magdalenës.