I njohur që prej vitit 1993 me emrin “Territoret Autonome Palestineze”, entitet i
njohur nga OKB-ja pas Marrëveshjes së Oslos ndërmjet Izraelit dhe Organizatës për
Çlirimin e Palestinës (28 gusht 1993), pas një procesi të gjatë negociatash sekrete,
me ndihmën e diplomacisë norvegjeze. Pavarësia e Shtetit të Palestinës u sanksionua
nga OKB-ja me votimin e Rezolutës 67/19 të Asamblesë së Përgjithshme të 29 nëntorit
2012, duke lejuar pjesëmarrjen në OKB si Shtet vëzhgues. Autoritetet palestineze
kërkojnë që kryeqyteti i tyre të jetë Jeruzalemi Lindor (i pushtuar nga Izraeli në
vitin 1967 dhe i aneksuar mbi bazën e “Ligjit Themelor” të vitit 1980, akti që OKB-ja
nuk e njeh). Shteti i Palestinës është formuar nga dy entitete gjeografike, ndarë
nga 30 km territore izraelite e lidhur me dy rrugë (sot për sot, të mbyllura): Çisjordania
(apo Ëest Bank, pra, territoret në perëndim të lumit Jordan, me lagjet arabe të Jeruzalemit)
dhe Rripi i Gazës (rrip bregdetar ndërmjet Egjiptit dhe Izraelit). Më 31 korrik 1988,
Jordania hoqi dorë nga çdo e drejtë mbi Çisjordaninë, duke i lënë hapësirë aspiratave
palestineze për një shtet. Popullsia përbëhet nga një shumicë palestinezësh, por
ka edhe ngulime të shumta hebraike. Mbi bazën e marrëveshjeve 1993-98, trupat izraelite
janë tërhequr nga disa qytete të Çisjordanisë (jeriko, Hebron, Nablus, Ramallah, betlehem,
Jenin, Tulkarem, Kalkilia). Në vitin 2002, Izraeli filloi ndërtimin e nje “muri sigurie”,
360 km të gjatë, që cënon në disa pika linjën e demarkacionit të vitit 1967, që konsiderohet
vijë kufitare me shtetin e ardhshëm palestinez. Sistemi politik dhe administrativ,
në formim e sipër, parashikon një president e një kryeministër, si edhe një parlament
prej 88 anëtarësh. Presidenti aktual është Mahmud Abas (që nga 9 janari i vitit 2005).
Nga qershori i 2007-ës, Rripi i Gazës është nën kontrollin e Lëvizjes së Rezistencës
Islamike “Hamas”. Selia e qeverisë dhe e parlamentit është Ramallahu në Çisjordani
dhe Pallati Presidencial në Betlehem. Popullsia e vendit, me sipërfaqe 6.527 km
katrorë, arrin në 4.013.126 banorë, që përdor si monedhë shekelin izraelit.