2014-05-25 18:22:11

Shenjtëria e tij Bartolomeu


Shenjtëria e tij Bartolomeu është Patrik Ekumenik i Konstandinopojës. Dimitrios Arhondonis lindi në vitin 1940, në ishullin e Imvros (Turqi). Pas studimeve të para e të mesme shkollore, nisi formimin në Halki, në vitin 1961, ndërsa shërbimin ushtarak e kreu si oficer rezervë në forcat e armatosura turke (1961-1963). U dërgua, për t’u specializuar në Drejtësi kanonike në Institutin Oriental (Romë), pastaj në Institutin Ekumenik të Bossey (Zvicër) e, së fundi, në Universitetin e Munihut, në Bavari. U doktorua në filozofi pranë Universitetit Gregorian, në Romë, me një tezë mbi Kushtetutat kanonike të Kishës Ortodokse. U shugurua diakon, me emrin Bartolomeo, në vitin 1961, pastaj meshtar, më 1969. Metropolit i Filadelfias (Azia e Vogël), u shugurua më 1973; Metropolit i Kalçedonisë, më 1990. U zgjodh i 270-ti Kryepeshkop i Konstandinopojës, Romës së Re, e Patriark Ekumenik, më 22 tetor 1991.
Vizitoi Benediktin XVI, në Vatikan, më 6 mars 2008 e mori pjesë në kremtimet me rastin e dymijëvjetorit të lindjes së Shën Palit, me Papën Racinger (28.29 qershor 2008). Së fundi, më 19 mars 2013, me rastin e Meshës për fillimin e papnisë së Papës Françesku, erdhi në Vatikan: ishte hera e parë, pas skizmës së madhe të vitit 1054, që një patrik ortodoks merrte pjesë në kremtimin e fillimit të papnimit të Papës së Romës.








All the contents on this site are copyrighted ©.