2014-05-25 11:27:46

Dita e dytë e vizitës së Papës Françesku në Tokën Shenjte


E diel, 25 maj 2014

08:15
Përshëndetja e lamtumirës Jordanisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Queen Alia” të Amman-it.
08:30
Nisja me helikopter nga Aeroporti Ndërkombëtar “Queen Alia” i Amman-it per Bethlehem.

PALESTINË - BETLEHEM

09:20
Arritja në Heliportin e Betlehemit;
09:30
Ceremonia e Mirëseardhjes në Pallatin Presidencial në Betlehem. Vizita e mirësjelljes Presidentit të Shtetit të Palestinës.
10:00
Takimi me autoritetet palestineze;
Fjalim i Atit të Shenjtë.
11:00
Mesha Shenjte në Sheshin e Grazhdit, në Betlehem.
Homelia e Atit të Shenjtë.
Lutja Regina Coeli.
13:30
Drekë me familjet e Palestinës në Kuvendin françeskan të Shtëpisë së Re, në Betlehem.
15:00
Vizita private në Shpellën e Lindjes së Krishtit, në Betlehem.
15:20
Përshëndetja fëmijëve të Kampeve të Refugjatëve të Dheisheh, Aida e Beit Jibrin në qendrën Phoenix të Kampit të refugjatëve të Dheisheh.
15:45
Përshëndetja e lamtumirës Shtetit të Palestinës në Heliportin e Betlehemit.
16:00
Nisja me helikopter nga Heliporti i Betlehemit, për Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion të Tel Aviv-it

IZRAEL – TEL AVIV
16:30
Ceremonia e Mirëseardhjes në Aeroportin Ndërkombëtar Ben Gurion, në Tel Aviv.
Fjalimi i Atit të Shenjtë.

IZRAEL - JERUZALEM

17:15
Zhvendosja me helikopter në Jeruzalem.
17:45
Arritja në Heliportin e Jeruzalemit, mbi Malin Scopus.
18:15
Takim privat me Patrikun Ekumenik të Kostandinopojës në Delegacionin Apostolik të Jeruzalemit
Nënshkrim i deklaratës së përbashkët
19:00
Takim Ekumenik me rastin e 50-vjetorit të takimit të Papës Pali VI e Patrikut Atenagora në Bazilikën e Varrit të Shenjtë, në Jeruzalem.
Fjalimi i Atit të Shenjtë.
20:15
Darkë me Patriarkët e Ipeshkvijtë si dhe me grupin shoqërues të Papës, në Patriarkatin Latin të Jeruzalemit.







All the contents on this site are copyrighted ©.