2014-05-24 15:05:47

Papa në Tokën e Shenjtë: shtegtimi II Apostolik i Françeskut


Ashtu si Papa Pali VI (4- 6 janar 1964), Shën Gjon Pali II (20-26 mars 2000) e Papa Benedikti XVI (8-15 maj 2009), edhe Papa Françesku rroku shkopin e shtegtarit për të shkelur mbi gjurmët e Krishtit, në Tokën e Tij. Gjatë shtegtimit apostolik, do të ndalohet në tre shtete: në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, në Shtetin e Palestinës dhe në shtetin e Izraelit. Në qendër të vëmendjes, kremtimi i 50-vjetorit të takimit historik të Papës Pali VI me Patrikun Ekumenik Atenagora, në Jeruzalem (5 janar 1964). Papa Françesku e Patriku Bartolomeu do të takohen katër herë. Do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët e do të mblidhen, në Bazilikën e Varrit të Shenjtë, për një kremtim ekumenik, krah për krah me Krerët e të gjitha konfesioneve të krishtera në Tokën e Shenjtë, çast kulmor i këtij shtegtimi të 4-t Apostolik në këto vise të bekuara nga këmba e Zotit!








All the contents on this site are copyrighted ©.