2014-05-24 15:07:28

Mbreti i Jordanisë, Lartmadhëria e Tij, Abdallah II Bin Al-Hussein


Mbreti i Jordanisë, Lartmadhëria e Tij, Abdallah II Bin Al-Hussein, djali i parë i Mbretit Hussein dhe i gruas së tij të dytë, Princeshës Muna (Antoinette Gardner), lindi në Aman më 30 janar 1962. Studioi në Akademinë Ushtarake Britanike të Sandhurst, në Oksford dhe në Georgetown në SHBA. Gjeneral divizioni në Ushtri, Komandat i Njësive speciale kundër terrorizmit, zuri në fron vendin e të jatit, pak ditë para vdekjes së tij. Sovran që nga 7 shkurti 1999, është pritur në audiencë nga Gjon Pali II më 18 shtator 1999 në Kastel Gandolfo. Është i martuar me mbretëreshën Rania (Al-Yassin) me të cilën ka katër fëmijë. Mbreti Abdallah është pasardhësi i 43-të i drejtpërdrejtë i Profetit Muhamed, në vijë mashkullore, që nis me nipin e Profetit Al-Hasan, sepse vetë Profeti nuk pati djalë. Dinastia hashemite ka qeverisur në Mekë që nga viti 1201, deri në vitin 1925. I nderuari Hussein Bin Ali (stërgjysh i Mbretit Abdallah), Emir i Mekës e mbret i Hegjiazit, udhëhoqi revoltën e madhe arabe të vitit 1916 kundër pushtimit otoman, që përfundoi me çlirimin dhe me krijimin e shteteve të Hegjiazit, Sirisë, Irakut e Transjordanisë. Djali i dytë i mbretit Hussein, Abdallah, themeloi emiratin e Transjordanisë më 11 prill të vitit 1921. Emirati, pasi fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe më 22 mars 1946, që nga kjo datë quhet Mbretëria hashemite e Jordanisë. Mbreti Hussein (që mbretëroi nga 1952 deri më 1999), priti Palin VI gjatë shtegtimit të tij në Tokën Shenjte në vitin 1964 dhe e shoqëroi deri tek portat e Jeruzalemit. Priti edhe Shën Gjon Palin II(20 mars 2000)e Papën Benedikti XVI (8 maj 2009). U prit disa herë nga Papa Vojtila e dy herë nga papa Franòseku (27 gusht 2013; 7 prill 2014).







All the contents on this site are copyrighted ©.