2014-05-23 16:21:41

Himni zyrtar i shtegtimit të Françeskut në Tokën Shenjte


Teksti, Rabab Zeitoun; muzika, Louay Zaher e Rabab Zeitoun
Përkthyer lirishtRealAudioMP3
Me ty ecim përpara, si dëshmitarë të Krishtit,
Dritën e Fjalës lëshojmë, mbi gjurmët e Françeskut.

Ecim me ty, si Zoja, në dritën e Krishtlindjes,
Besën e ruajmë, që lidhëm, në gurrën e Pagëzimit.
E kryqi i Shpërblyesit, e forca e tij na mbron
E kemi në shpirt, nësa robëve u çojmë kumte lirie.

Me ty na Krishtin kërkojmë në çdo njeri
Hedhim farë dashurie, e rritim gëzim e fe.
Me Sakramentet jetë na jep Kisha e Shëlbuesit,
Ushqim është e forcë e dritë në errësirë.

Në mantelin e mëshirës, mbështjellë, ndër njerëz
ecim me ty, apostuj të paqes mes popujsh,
Si dritë Ungjilli i Shëlbuesit na prin,
Fjala e Tij hap udhë në kërkim të harmonisë.

Lartojmë me ty lutjen prej Tokës së Shenjtë
për Lindjen që udhën në lufta e humbi.
Shpërblyesi na do, na ruan na pastron.
Na vesh në dashuri, na shtyn në shtigje të lira.

Me ty ringjalljes i këndojmë, shpallim jetën.
Pjetrin dëshmojmë, që vëllezërit takon.
Jezusi Shpërblyes bashkim na kërkon,
ta dëgjojmë e të ecim mbi gjurmën e Tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.