2014-05-22 11:33:31

Universiteti i Shëna Krygjës: kuvëndim kushtuar shtegtimeve papnore


“Shtegtimet e Papëve, ndërmjet diplomacisë dhe komunikimit” është tema e ditës së studimit, organizuar nga Universiteti Papnor i Shëna Krygjës, në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “Giuseppe De Carli’, për informacion fetar”, që do të mbahet më 5 qershor, në orën 16, në selinë e Universitetit romak. Në qendër të reflektimit, shtegtimet e Benediktit XVI dhe të Papës Françesku.
Punimet, që do t’i hapë kryeipeshkvi Georg Gänswein, prefekt i Shtëpisë Papnore dhe ish-sekretar i Benediktit XVI, me temë: "Fjalimet me karakter politik të Benediktit XVI në shtegtimet e tij apostolike jashtë Italisë”, do të vijojnë me studimin e Marco Tossati-t, vatikanist i gazetës italiane ‘La Stampa’, me temë “Diplomacia e gjestit në shtegtimet e Papës Françesku".
Takimi do të mbahet pas shtegtimit të rëndësishëm të Françeskut në Tokën e Shenjtë, më 24-26 maj 2014: një përqafim i ri ndërmjet Perëndimit e Lindjes së krishterë, përfaqësuar nga Françesku e Bartolomeu.









All the contents on this site are copyrighted ©.