2014-05-22 11:33:47

Në fund të 2016-tës do të mbahet Kongregacioni i përgjithshëm i Jezuitëve


Do të mbahet muajt e fundit të 2016-tës, Kongregacioni të 36-të të përgjithshëm i Shoqërisë së Jezusit. Njoftimin e dha eprori i përgjithshëm, atë Adolfo Nikolás, përmes një letre drejtuar gjithë Shoqërisë. Thirrja do të bëhet nga fundi i vitit 2014. Në letrën drejtuar mbarë jezuitëve, atë Nikolás shpjegon se, pasi i mbushi 78 vjetët, krijoi bindjen personale se duhen bërë hapat e nevojshme për t’i paraqitur Kongregacionit të përgjithshëm kërkesën për dorëheqje.
Në prillin e kaluar, me një letër drejtuar të gjithë eprorëve të përgjithshëm, atë Nikolás vendosi edhe riorganizimin e Sekretariateve për shërbimin e fesë dhe bashkëpunimin me të tjerët. Është bindja ime, siç ishte në Kongregacionet e përgjithshme të kohëve të fundit - shkruan atë Nikolás- se misioni ynë duhet të përfshijë tri përmasa jetike: shërbimin ndaj fesë, promovimin e drejtësisë dhe bashkëpunimin me të tjerët në punën për fenë e drejtësinë. Çfarëdo shërbimi a apostullimi që kryejnë jezuitët, vijon, të trija këto përmasa duhet të jenë të pranishme e aktive.
Pasi kujton përvojën e tri vjetëve të fundit, me dy sekretarët për fenë e bashkëpunimin, shton: “Në vend që të përqendrohet vëmendja mbi sekretarët, domethënë mbi individët, që promovojnë këto tri përmasa, më duket më e frytshme të organizohen sekretariatet, domethënë, grupe pune, të përbëra nga përfaqësues të secilës Konferencë, që të mund të punojnë së bashku, për t’i përfocuar e për t’i thelluar këto përmasa të misionit në të gjitha shërbimet tona. Në letër, atë Nikolás emëron atë James Grummer si koordinator të këtyre ‘sekretariateve dimensionale’.









All the contents on this site are copyrighted ©.