2014-05-20 14:29:14

Papa, ipeshkvijve italianë: asgjë nuk i justifikon ndarjet


Mungesa e plotë ose e pjeshme e bashkimit përbën shkandullin më të madh, herezinë, që e shëmton fytyrën e Zotit dhe e përçan Kishën e Tij. Asgjë nuk e justifikon ndarjen. Kështu u foli Papa Françesku mbrëmë, ipeshkvijve italianë të mbledhur në Vatikan, në Asamblenë e tyre të 66-të të Përgjithshme. Ja thirrja e Atit të Shenjtë për unitet:RealAudioMP3
“Si barinj, duhet të largohemi nga tundimet, që na shpërfytyrojnë: si marrja e kohës vetëm për vete, sikur të mund të gjenim mirëqënien pavarësisht nga bashkësitë tona; thashethemet, të vërtetat gjysmake, që kthehen në gënjeshtra; litanitë e ankimeve, që tregojnë për zhgënjime të brendshme. Meshtarët tanë… t’i edukojmë të mos ndalen në llogaritë e hyrjeve e të daljeve, për të verifikuar nëse ajo që besojnë se kanë dhënë korrespondon me të korrat… Si barinj, të jeni të thjeshtë në stilin e jetës, mos u lidhni me botën, të jeni të varfër e të mëshirshëm… Mos harroni të përkuleni me dashuri mbi ata, që e kanë zemrën plagë nga kompromentimi i planit të tyre për jetën... T’i ndihmojmë njerëzit të mos e lëshojnë veten në prehrin e katastrofizmit, duke mbështetur me çdo formë solidariteti problemet e atyre, që së bashku me punën, u kanë marrë edhe dinjitetin”.








All the contents on this site are copyrighted ©.