2014-05-19 14:44:34

Tërmet në Shqipëri: dëme materiale


Gjatë natës së djeshme, rreth orës 02:58, qendra e Shqipërisë është lëkundur nga një tërmet 5,2 ballësh të shkallës Rihter. Duket se epiqendra ka qenë diku afër Lushnjës, 44 km në jug të Tiranës. Pas tërmetit fillestar, toka është lëkundur edhe shtatë herë të tjera. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por dëme materiale. Në Lushnjë është shembur një banesë e janë dëmtuar rreth 20 të tjera; në Cërrik janë dëmtuar 3 pallate dhe 3 shkolla; në Gramsh, 10 shtëpi e pastaj, 2 në Belsh e 1 në Bërzhitë të Tiranës.








All the contents on this site are copyrighted ©.