2014-05-19 15:37:04

Papa në Tokën e Shenjtë


Në shtegtimin e tij të afërt ndërkombëtar (24-26 maj) Papa Françesku, i pari nga katër Papët, që e kanë vizituar deri tani Tokën e Jezusit, do të shkelë drejtpëdrejt në atë, i cili sot quhet Shteti i Palestinës, pa kaluar nga Izraeli. Të diel, më 25 maj, në krye të ditës së dytë të shtegtimit të dytë ndërkombëtar, ipeshkvi i Romës do të shtegtojë me helikopter nga Amani, kryeqytet i Jordanisë, në Betlehem:Ky shtegtim ka vlerë simbolike e përkon me një mesazh të mirëpërcaktuar: ripropozimin e “two-state solution”(rrugëzgjidhjen e dy shteteve), për t’i dhënë fund, më në fund, konfliktit izraelito-palestinez”.
Lidhur me takimin, mbajtur pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë nga atë Federiko Lombardi, për të paraqitur tri ditët e shtegtimit të Papës në Jordani, Palestinë e Izrael, shtypi ndërkombëtar nënvizoi posaçërisht se Françesku nuk do të përdorë auto të blinduar as në Aman, e as në Betlehem, por do të lëvizë mbi një xhip të hapur, për t’i takuar njerëzit nga afër, si në Sheshin e Shën Pjetrit.
E një nga të dhënat më interesante të programit, është dëshira e Papës për t’u takuar, si në Jordani, ashtu edhe në Palestinë, me refugjatët, viktima të luftërave, që trondisin Lindjen e Mesme. Opcion ky, që flet vetë për vëmendjen e Atit të Shenjtë ndaj përmasës njerëzore të konflikteve në zonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.