2014-05-19 17:17:48

Audiencë e re për gjeneralin Mlladiç, i akuzuar për krime kundër njerëzimit


Audiencë e re sot, në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, në procesin kundër gjeneralit Ratko Mlladiç. Ish-komandati i trupave serbo-boshnjake akuzohet për krime lufte e kundër njerëzimit, për shkak të rolit që pati sidomos në masakrën e Srebrenicës, ku humbën jetën mëse 8 mijë vetë. Kujtojmë, se ndërmjet viteve 1992 e 1995, u vranë me mijëra burra e të rinj boshnjakë, si rezultat i spastrimit etnik në Bosnjë. Sot, fjalën e pati mbrojtja, avokati i së cilës mohoi 11 akuzat, duke mbështetur tezën se Mlladiç ishte ushtarak dhe, si i tillë, zbatoi vetëm urdhërat, që i vinin nga lart.







All the contents on this site are copyrighted ©.