2014-05-16 18:55:36

Traktat i devocionit të vërtetë për Marinë: “Maria në Kishën shenjte”, par. 34


Vijojmë shfletimin e “Traktatit të devocionit të vërtetë për Marinë”, shkruar nga Shën Luigji Maria Grignion de Monfort, prijës i meditimeve tona për majin e Zojës. Në paragrafin 34 të kapitullit “Maria në Kishën shenjte”, na nxit të meditojmë për Nënën e Hyjit, krijuesen e mrekullive të hirit. E edhe të brohorasim me zërin e natyrës, që ia kushton asaj muajin më të lulëzuar: “Të falemi Mari, Zojë e Virgjër hirplote! Të falemi, kur drita zbardhë e kur erret nata! Të falemi ty, që na e ktheve përsëri në ballë kurorën plot me shkëlqim të njeriut të shëlbuar!”.RealAudioMP3


34. Shpirti i Shenjtë Hyj dëshiron të formojë të zgjedhur në të e përmes saj e i thotë: “Lësho rrënjë në të zgjedhurit e mi”. E shumëdashura e vasha ime, lëshoi rrënjët e të gjitha virtyteve tuaja në të zgjedhurit e mi, që të rriten nga virtyti në virtyt, nga hiri në hir. Unë gjeta shumë kënaqësi në ty, kur jetoje mbi tokë, duke praktikuar virtytet më të larta, që dëshiroj t’i gjej ende përmbi dhe, pa e lënë, për këtë, qiellin. Prandaj ti duhet t’i ripërftosh të zgjedhurit e mi; që unë të shoh, me kënaqësi, rrënjët e fesë sate të patundur, të përvuajtërisë së thellë, të përuljes universale, të uratës së përkryer, të dashurisë së valë, të shpresës së thellë e të të gjitha vityteve. Ti mbetesh përgjithnjë Nusja ime, besnike, e panjollë, amë bijsh më shumë se kurrë: feja jote më dhëntë besnikë; pastria jote, virgjëra; pjelloria jote, të zgjedhur e tempuj të Hyjit.








All the contents on this site are copyrighted ©.