2014-05-15 11:29:01

Shtyhet vizita e Papës në shenjtëroren e Dashurisë Hyjnore


Anullohet vizita e Papës Françesku në shenjtëroren romake të Dashurisë Hyjnore. Ati i Shenjtë do të shkonte atje të dielën pasdite. Lajmi u dha nga drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi. Meqenëse Papa do të shkojë për shtegtim në Tokën Shenjte vetëm një të dielë pas 18 majit, sqaroi atë Lombardi, është menduar të mos ketë impenjime të tjera të jashtëzakonshme, për ta lehtësuar e për ta çlodhur para këtij udhëtimi të rëndësishëm.Vizita në shenjtëroren e Dashurisë Hyjnore do të realizohet më vonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.