Misionet e paqes, në qendër të takimit të Papës me governatorin e përgjithshëm të
Zelandës së Re
Papa Françesku priti sot në audiencë governatorin e përgjithshëm të Zelandës së Re,
sir Xheremija Mejtparej, i cili më pas, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, kardinalin
Pietro Parolin dhe me atë për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. “Gjatë
bisedimeve të përzemërta – pohon nota e Sallës së Shtypit të Vatikanit – u fol për
disa aspekte të jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit, si edhe për kontributin e
vlefshëm të Kishës Katolike në shumë sektorë të shoqërisë neozelandeze. Përveç kësaj,
pati një shkëmbim opinionesh mbi gjendjen ndërkombëtare, duke iu referuar veçanërisht
bashkëpunimit rajonal në programe të ndryshme zhvillimi dhe në pjesëmarrjen në misionet
e paqes në anë të ndryshme të botës”.