Sapo përfundoi në Shkodër, ekspozimi i figureve të ruajtura me rrezik koke gjatë viteve
të komunizmit. Me nismën e profesorit të historisë së artit, Zef Paci, pikturat e
figuret dolën nga arkat e nuseve dhe nga skutat, ku i kishin fshehur me kujdes familjet,
për të dëshmuar se feja në Shqipëri nuk ka vdekur kurrë. Të dëgjojmë informacionin
e Jolanda Babës…